Kompania kroate e veturave, Rimac, ka premtuar se do të sjellë një model më të mirë se Tesla Roadster i ri.
Tesla i ri do të ketë shpejtësi maksimale prej 402 kilometrave për orë dhe përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë do ta arrijë për vetëm 1.9 sekonda.
Jens Sverdup, distributor i Rimacut për SHBA, ka thënë se modeli i tyre elektrik është duke u realizuar që disa vjet dhe mund të debutojë në vitin e ardhshëm, duke mos dhënë detaje të tjera.
Rimac u bë i njohur me “Concept One” që ka 1244 kuajfuqi dhe përshpejtimin prej 0 në 100 km/orë e arrin për vetëm 2.5 sekonda.
Artikuj të ngjashëm
-
Teknologjia e Teslas përballet me pengesa në Evropë, Suedia ngre shqetësime për sigurinë rrugore
-
Në Sllovaki mund të gjobiteni nëse ecni më shpejt se 6 km/h
- Të tjerët po hyjnë në epokën e trenave modernë…
-
“Messi në formë më të mirë fizike se para katër vjetësh”
-
Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”