Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

“Concept Two” i kroatëve tejet i fuqishëm

Pasardhësi i “Concept One” të kompanisë kroate Rimac pritet të jetë shumë i fuqishëm.

Sipas “Autocar”, modeli i ardhshëm do të vijë me emrin C2 dhe do të ketë bateri të madhe prej 120kWh energji. Kjo është për 20 për qind më e madhe se Model X dhe Model S të Teslas. Ajo do t’i garantojë lëvizje pa pasur nevojë për rimbushje në 500 kilometra.

Një tjetër specifikë e modelit të ri është se ai do të ketë performancë më të mirë se koncepti i shkuar, por edhe me nivelin e katërt të ngasjes autonome.

Versioni i ri do të jetë i limituar në vetëm 150 njësi, ka thënë kompania.

Supervetura e re kroate do të shfaqet në panairin e ardhshëm Geneva Motor Show.