Kompania kroate Rimac është një hit absolut në botën e veturave dhe të teknologjisë së tyre.
Modeli më i ri veturës elektrike, Nevera, që në kroatisht do të thotë mosbesim, po thyen në vazhdimësi rekorde.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoModeli Nevera jep 2000 kuaj fuqi, shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h e arri për më pak se 2 sekonda, dhe distanca e përshkimit me një mbushje të baterisë është 547 kilometra, falë baterisë 120 kWh (LiNiMnCoO2, me 6,969 qeliza).
Tani vizionari kroat dhe themeluesi i kompanisë, Mate Rimac, ka shtuar Neveran në karikuesin IONITY dhe ka publikuar rezultate të pabesueshme.
Bota u impresionua nga karikimi i modeleve të Teslas, Porsches e Hyundait, por Nevera i ka kaluar të gjitha këto modele, duke arritur fuqi karikimi prej 333 kW.
Pronari Mate Rimac pretendon se fuqia e karikimit mund të rritet deri në 500 kW. /klix