Kompania e njohur franceze Renault në shtator të këtij viti, në panairin e veturave në Frankfurt, ka prezantuar konceptin e saj të ri.
Koncepti i ri i cili quhet Symbioz, vizioni i veturave të së ardhmes, vjen me rrota të mëdha si dhe është shumë i ulët, transmeton Koha.net. Koncepti i ri, po ashtu, paralajmëron teknologjinë e Renaultit e cila ka të bëjë me vozitjet autonome, sistemin elektrik të tërheqjes dhe teknologjinë e lidhjes.
Renault Symbioz Concept është i dizajnuar në atë mënyrë që të shpreh vizionin e kësaj marke franceze për vitet e ardhshme.
Për detajet më të hollësishme në lidhje me Renault Symbioz Concept, mund të lexoni KËTU.
Tani, janë publikuar dy video të cilat tregojnë se si duket në realitet ky koncept. Për më tepër shikoni videot.