Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Koncepti i ri i Renaultit vjen nga e ardhmja për tu fotografuar

Vizitorët e panairit të sivjetmë të veturave, i cili është mbajtur në Gjenevë, kanë pasur mundësinë që të shohin konceptin EZ-GO të Renaultit, ndërsa në fillim të muajit tetor në panairin e veturave në Paris ky prodhues francez do të promovojë edhe një risi në formë të konceptit nga familja EZ

Koncepti i ri pritet të mbajë emrin EZ Sport Concept, ndërsa këto ditë ai është fotografuar në Varshavë me qëllim të promovimit, transmeton Koha.net.

{gallery}

Ashtu siç pritet, edhe ky projekt i ri paralajmëron të ardhmen e mobilitetit urban të këtij prodhuesi francez, si dhe me theks të veçantë interierin funksional e me hapësirë më të madhe.

Gjithashtu, edhe koncepti EZ Sport do të jetë një veturë elektrike vetë-vozitëse e së ardhmes, me sistemin autonom për vozitje të nivelit 4.