Renault prezanton të ardhmen e transportit

Renault prezanton të ardhmen e transportit

07 mars 2018 09:13

Veturat elektrike dhe pa pilot, si koncepti EZ-GO i prezantuar nga Renault të martën në Gjenevë, mund të shfaqen në qytetet e mëdha brenda pak vitesh.

Ato njoftojnë një revolucion urban dhe një sfidë për industrinë automobilistike.

Një shërbim i ri lëvizshmërie

Automjetet autonome janë duke u eksperimentuar në të gjithë botën, përfshirë trafikun urban, për të shërbyer në zonë të përcaktuara mirë. Ky treg, që është ende në lindje, pritet të shpërthejë në mes të dekadës tjetër.

Këto automjete përdoren nga shoqëritë e transportit, transmeton atsh shkrimin e AFP-së.

Ne mund t’i thërrasim me një smartfon dhe të hymë brenda tyre në zona të caktuara të shpërndara në qytet.

Bëhet fjalë për vetura me dy deri në pesë vende, ose për mjete më të mëdha, por gjithnjë elektrike, njësoj si modeli shumë futurist “EZ-GO”, që Renault premton ta sjellë për vitin 2022.

Kjo veturë nuk ka as timon, as një vend për ta pilotuar. Asnjë shofer nuk është në bord.

“Mund të imagjinojmë automjete robot elektrike që transportojnë turistët dhe u propozojnë rrugë që përkojnë me preferencat e tyre”, shpjegoi Christian Ledoux, përgjegjës i lëvizshmërisë në aleancën “Renault-Nissan-Mitsubishi”.

Përmirësimi i jetës në qytet

Rritje e këtyre automjeteve elektrike pritet të kontribuojë në cilësinë e ajrit në qytet dhe rrjedhshmërinë e trafikut duke reduktuar numrin e automjeteve në rrugë.

Meqenëse do të jenë në qarkullim gjithë ditën dhe të programuara që të qëndrojnë në parkime speciale që ndodhen në periferi, këto automjete do të ndihmojnë në lirimin e hapësirave.

Sipas ekspertëve, rreziku për aksident është reduktuar më shumë se 90 %, në raport me automjetet që drejtohen nga njeriu. Mungesa e shoferit, për më tepër, do të reduktojë kostot në raport me një taksi sot.

“Për personat e moshuar ose me aftësi të kufizuara, këto automjete që do të vijnë aty ku ndodhen ata do të mundësojnë që t’u japin atyre më shumë liri”, vlerëson Didier Leroy, zëvendëspresidenti i Toyotas.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme