Volkswagen Group planifikon të ofrojë një version shumë të automatizuar të mikrobusit të tij të ardhshëm që po ringjallet si një furgon elektrik ndërsa prodhuesi i veturave komercializon teknologjinë e vetë-drejtimit.
VW po përgatit një ID Buzz me autonomi të Nivelit 4 - që do të thotë që vetura mund të drejtojë vetveten në kushte të caktuara - që të jetë gati për transport komercial të njerëzve dhe mallrave për vitin 2025. Është duke testuar teknologjinë e Argo AI në gjashtë lokacione të SHBA=së dhe do të zgjerohet deri në Mynih këtë vit për të rafinuar më tej sistemin.
Fokusi përfundimtar i zhvillimit do të jetë në zonat urbane të populluara dendur që paraqesin "kompleksitet të lartë për teknologjinë, por gjithashtu ofrojnë bazën për përdorimin intensiv të ofertave të lëvizjes", ka thënë Christian Senger, shefi i drejtimit autonom në njësinë e furgonëve të VW-së.
VW dhe mbështetësi tjetër Argo Ford janë duke u përpjekur të arrijnë deri te liderët, siç është kompania e Google, Waymo, për teknologjinë e vetë-drejtimit që është provuar jashtëzakonisht e shtrenjtë dhe sfiduese për t'u sjellë në treg në mënyrë të sigurt.
Përpjekjet e VW-së për të zhvilluar vetura robotike datojnë më shumë se një dekadë më parë në provat e organizuara nga Agjencia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar të Mbrojtjes, ose DARPA. Por struktura e gjerë e korporatave e gjigantit industrial që përbëhet nga një duzinë markash kontribuoi në zhvillimin e fragmentuar që lejoi rivalët të marrin lidershipin më shpejt.
-
VW planifikon të shesë edhe më shumë vetura elektrike se që mendonte fillimisht
-
Fordi po krijon një divizion të ri për automjetet vetëdrejtuese
-
Dalin pamjet e para të Volkswagen ID.2
-
Fordi zvogëlon bashkëpunimin me Volkswagenin për automjetet elektrike
-
Volkswageni do të prezantojë një veturë të re elektrike më 3 janar