Bolidi i Formula 1 me homoligim rrugor është përshkrimi më i mirë i veturës hiper-sportive Mercedes-AMG Project One, e cila më 2025-ën mund të trashëgohet me konceptin hiper-sportiv tërësisht elektrik të quajtur Mercedes C01.
Koncepti Mercedes C01 do të jetë vizioni sportiv i veturave të së ardhmes, përmes dizajnit futuristik dhe teknologjisë më të mirë të bolidëve të Formula 1, transmeton Koha.net.
Natyrisht, për detajet teknike tani për tani nuk ka informacione por Mercedes C01 Concept në version serik mund të ketë katër motorë elektrikë (për secilën rrotë nga një), ndërsa shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë do të mund ta arrinte për më pak se 2,5 sekonda.
Kujtojmë se Mercedes-AMG Project One është krijuar me rastin e 50 vjetorit të AMG-së dhe ka motor benzinë 1.6-litër Turbo me kapacitet prej 760 kuajfuqi.
-
Detajet e reja për hiper-veturën e Mercedes-AMG me motor të F1
-
Audi Sport: Nuk do të ndërtojmë modele me motorë me katër cilindra
-
Mercedesi prezanton konceptin e veturës së parë sportive elektrike
-
Mercedes Vision EQXX i ri, dalin fotografitë pak para debutimit
-
Mercedes-AMG paralajmëron kombinimin që sjell mbi 800 kuajfuqi