Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Lamborghini prodhon edhe mjaltë

Lamborghini është padyshim më i njohur për superveturat e tij, por ka edhe disa produkte të tjera, shkruan AutoCar.

Ashtu si shumë prodhues të tjerë veturash, Lamborghini ka biznese anësore dhe madje prodhon mjaltë që nuk është në dispozicion për shitje.

Në vitin 2016, Lamborghini ngriti një bletore me rreth 600 mijë bletë në parkun e tij. Çdo vit, kompania prodhon 430 kg mjaltë, të cilin më pas ua jep punonjësve të saj për Krishtlindje.

Porsche ka diçka të ngjashme. Kompania gjermane zotëronte një bletore me 1.5 milionë bletë dhe gjatë vitit të parë prodhoi 400 kg mjaltë. E gjithë sasia u shit në vetëm pak ditë dhe Porsche më pas e rriti numrin e bletëve në rreth 3 milionë dhe sot prodhon një ton mjaltë në vit. Bentley gjithashtu prodhon mjaltë në Britaninë e Madhe..

Rolls-Royce gjithashtu prodhon mjaltë dhe ka rreth 300 mijë bletë angleze. Vitin e kaluar, kompania u kërkoi punonjësve të dilnin vullnetarë si bletarë në selinë e saj në Goodwood, Sussex. Sasia e mjaltit që Rolls-Royce prodhon çdo vit është shumë më e vogël se ajo e Porsches.

Lamborghini zotëron një termocentral të madh fotovoltaik në Sant'Agata Bolognese, i cili aktualisht është më i madhi në rajonin italian të Emilia Romagna. Që nga viti 2010, ajo ka reduktuar emetimet e CO2 me më shumë se 2000 ton.

Artikuj të ngjashëm