Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kompania gjermane heq dorë nga zgjerimi për shkak të Trumpit

Kompania automobilistike gjermane, Daimler, ka hequr dorë nga zgjerimi i saj i planifikuar në Iran.

Vendimi u mor pas rinovimit të sanksioneve amerikane ndaj Teheranit dhe kërcënimeve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të ndëshkuar kompanitë që bëjnë biznes me atë vend, transmeton KP.

Daimler pezulloi aktivitetet e saj “të kufizuara” në Iran për shkak të kufizimeve të tregtisë që tashmë kanë hyrë në fuqi, raporton agjencia Bloomberg.