Kompania gjermane e prodhimit të makinave, Volkswagen, do të pezullojë pjesën më të madhe të aktiviteteve në Iran, teksa këta të fundit po vuajnë pasojat e sanksioneve të vendosura nga SHBA.
Volkswagen deri më tani nuk ka konfirmuar lajmin, por sipas “Bloomberg” administrata amerikane ka bindur kompaninë gjermane të mbështesë sanksionet.
Ambasadori i SHBA-ve në Berlin, Richard Grenell, tha se negociatat me zyrtarët e Volkswagen-it kanë zgjatur gjatë, raporton Bloomberg, transmeton tch.
“Nga Volkswagen-i është thënë se do të respektojnë sanksionet ndaj Iranit. Jemi të kënaqur me këtë vendim. Irani, në vend që resurset ekonomike t’i drejtojë drejt popullit, i drejton drejt përhapjes së jostabilitetit global dhe dhunës”, shtoi ai.
Pakoja e parë e sanksioneve të vendosura nga SHBA-të mbi Teheranin ka të bëjë kryesisht me industrinë e automobilave, e cila punëson numrin më të madh të iranianëve.
-
Ditë e tensionuar për Volkswagenin, do të njoftojë mbylljen e fabrikave në Gjermani
-
Lindja e Mesme në gatishmëri për hakmarrjen iraniane, Lufthansa pezullon fluturimet në Teheran
-
Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së planifikojnë zgjerimin e sanksioneve ndaj Iranit
-
Volkswageni ndal prodhimin e veturave në Rusi
-
Volkswageni sërish shtynë vendimin për fabrikën në Turqi