Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kompania amerikane lanson motoçikletën e re pas një shekulli

Vitin e kaluar Confederate Motorcycle është shndërruar në Curtiss Motorcycle, dhe modeli i ri u bë motoçikleta e parë me etiketën Curtiss pas mbi 100 vjetësh.

Modeli Warhawk është krijuar për nder të Glenn Curtissit, shpikësin e motoçikletës së parë amerikane V-Twin, transmeton Koha.net. Po ashtu, Warhawk do të jetë edhe modeli i fundit V-Twin që kompania do ta prodhojë, sepse ajo do të kalojë në prodhimin e motoçikletave vetëm elektrike.

Image

Warhawk vjen me pamje “agresive” e kornizë të përbërë nga kromi, motor V-Twin me kapacitet prej 150 kuajfuqi. Pavarësisht fuqisë që ka, Warhawk është më shumë se një motoçikletë dhe mbi të gjitha për shkak të detajeve unike që posedon.

Motoçikleta e re do të prodhohet në seri të kufizuar prej vetëm 35 njësive dhe secili prej tyre do të kushtojë 105,000 dollarë.

Image

“27 vjetët e fundit kemi punuar në përmirësimin e shpikjes së zt. Curtissit”, ka thënë Matt Chambers, drejtori ekzektuvi i kompanisë, përcjell Koha.net. “Të gjitha njohuritë tona janë brenda kësaj motoçiklete, dhe derisa Warhawk është e bazuar në modelin P51 Fighter, motoçikleta dhe korniza e saj janë të fuqishme sikur një kasafortë e bankës. Thënë më thjeshtë, nuk ekziston modeli më i fuqishëm amerikan hot-rod V-Twin se Warhawk”, përfundoi Chambers.

Kompania, gjatë lansimit të Warhawkut njoftoi edhe partneritetin me Zero Motorcycle dhe rezultati i bashkëpunimit do të jetë motoçikleta 100 për qind elektrike me emrin Hercules.

Artikuj të ngjashëm