Curtiss Motorcycles ka krijuar një motoçikletë unike me pamje futuristike.
Kjo kompani i ka vënë emrin Zeus, një perandorie të lashtë greke, që ngjallë frikë e kuriozitet me pamjen e tij njëherësh.

Ajo çfarë e bënë edhe më unike këtë motoçikletë është se lëshon 0% emetim të gazrave, pasi ka vetëm një motor elektrik, pa gjeneratorë elektrik, e që do të thotë është mjeti i duhur për të ardhmen.

Vizualisht, motoçikleta është e përsosur. e projektuar për të dukur si një motoçikletë e shekullit 30-të, e gatshme për beteja.

Natyrisht, si një mjet i së ardhmes, Zeusi është i pajisur me sistemet më të reja të sigurisë, navigacionit, frenimit e kontrollit të lëvizjes si dhe ndriçimin më të ri të ZHEL-it, i cili ofron shikueshmëri maksimale nga motoçikleta.
-
Kawasaki prezanton motoçikletën e parë me motor me djegie të hidrogjenit
-
Toyota prezanton Priusin e ri hibrid me më shumë fuqi dhe stil
-
Motoçikleta fluturuese e Jetsonit, arrin shpejtësi deri 100 km/h dhe kushton afro 80 mijë euro
-
Kawasaki prezanton logon e re
-
Huawei prezanton veturën e parë me teknologji pafund