Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kjo është super BMW-ja sportive Seria 8 Gran Coupe

Gjatë muajit të kaluar, BMW zyrtarisht ka zbuluar Serinë 8 të re, e cila fillimisht ofrohet si coupe e më vonë si kabriolet.

Por BMW nuk ka të ndalur me kaq. Më vonë pritet edhe super modeli sportiv, Seria 8 Gran Coupe, e cila pritet të zbulohet në panairin e ardhshëm të veturave në Gjenevë, transmeton koha.net.

E deri sa të ndodhë kjo, ueb faqja automobilistike “Auto Bild”, jo zyrtarisht ka zbuluar se si do të mundë të duket modeli i ardhshëm Seria 8 Gran Coupe me katër dyer.

Motori që pritet të ofrohet me këtë model është ai 4.4 litërsh twin-turbo V8 që prodhon 530 kuaj fuqi, si dhe ai 3.0 litërsh që prodhon 320 kuaj fuqi.

Ndërsa sa i përket modelit edhe më sportiv BMW M8, ai pritet të lansohet në 2019-ën, me një motor V8 4.4 litërsh me benzinë që prodhon mbi 600 kuaj fuqi.