Përsëri janë shfaqur detajet e reja në lidhje me atë se BMW planifikon të sjell një model të ri super-sportiv hibrid, i cili do të shërbente si pasardhës indirekt i i8-shit aktual.
Këtë e ka zbuluar Klaus Fröhlich i cili në BMW është në detyrë për zhvillimin e modeleve të reja, transmeton Koha.net.
Ky model i ri super-sportiv me dy ulëse thuhet se do të ndërtohet nga fibrat e karbonit si dhe se do të jetë në dispozicion me motorin benzinë me gjashtë cilindra dhe motorin elektrik me kapacitet në total prej 700 kuajfuqi.
Nëse këto spekulime janë të sakta, BMW i tillë do të duhej të shfaqej në treg në vitin 2023 por vetëm në një seri të kufizuar për të ruajtur ekskluzivitetin.
Gjithashtu, ky BMW super-sportiv hibrid i ri (nëse merr dritën e gjelbër) në gamën e këtij prodhuesi bavarez do të gjendej mbi modelin e ardhshëm M8, natyrisht se do të ishte edhe më i shtrenjtë.