Pas prodhuesit kinez Landwind, i cili për nevojat e SUV X7 të vet ka kopjuar dizajnin e modelit Evoque, një kompani tjetër e veturave kineze Zotye po përgatitet të klonojë Range Rover Sport.
Modeli kinez Zotye T800, i cili sipas fotografive të prototipit të maskuar, nuk është asgjë tjetër përveç kopje e Range Rover Sport.
Zotye T800 është ende në fazën e hershme të zhvillimit dhe pritet të debutojë në vitin 2019, transmeton ksp.
Pritet të ketë motor benzinë 1.8 dhe 2.0-litër Turbo dhe motori më i madh do të prodhojë rreth 190 kuajfuqi. Zotye T800 në Kinë do të jetë rival i modeleve Toyota Highlander ose SUV Haval H9 dhe Guangzhou Trumpchi GS8.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm