“Autobest” ka publikuar emrat e gjashtë finalistëve, të përzgjedhur për veturën e vitit të ardhshëm në Evropë.
Në konkurrencën e ngushtë të “Autobest 2018” kanë hyrë Honda Civic, Citroen C3 Aircross, Ford Fiesta, Seat Ibiza, Opel Grandland X dhe Volkswagen T-Roc.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas testimit përfundimtar dhe vlerësimit të finalistëve, juria, e cila përbëhet nga gazetarët për automobila nga 31 shtete, do të bëjë publike emrin e fituesit më 15 dhjetor, transmeton KP.
Titullin e automobilit më të mirë të blerë në Evropë vitin e kaluar e mban Seat SUV Ateca dhe prodhuesi spanjoll kësaj radhe ka adutin e vet në mesin e finalistëve- Ibizën e re.