Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Këtë javë do të prezantohet Tesla Model Y

Prodhuesi amerikan i veturave elektrike luksoze ka lansuar modelin e ri Y, i cili do të ketë premierën të enjten, më 14 mars.

Fotografia e fundit, e cila u botua si një ilustrim i ftesës për premierë, përmban një siluetë të ndriçuar pjesërisht të veturës, duke përfshirë një dizajn të pasqyruar, si dhe dritat që u ngjajnë atyre të Modelit3.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk, tha në fillim të marsit se ky Crossover do të jetë 10 % më i shtrenjtë se Modeli 3, për shkak se është pak më i madh, transmeton KosovaPress. Ai gjithashtu tha se modeli do të ketë bateri me kapacitet të njëjtë si Modeli 3 dhe autonomi më të vogël, pasi ka peshë më të madhe.

Modeli Y është paralajmëruar disa vite më parë, ku u tha se ishte një Crossover elektrik i bazuar në Modelin 3. Meqenëse do të bazohet kryesisht në Modelin 3, kostot e zhvillimit do të jenë më të ulëta se zhvillimi i veturës nga e para.

Sa i përket çmimit, modeli më i lirë Y do të kushtojë më pak se 40.000 dollarë.