Kompania TechArt në panairin e veturave në Gjenevë ka prezantuar modelin e saj të ri GTstreet R në version kabrio, i cili është i bazuar në modelin e Porsches, 911 Turbo.
Ky kabrio, vjen me një dizajn të veçantë, ku karakterizohet me një spoiler shumë të madh mbi bagazh i cili tërhoqi vëmendjen e gjithë të pranishmëve në panairin e veturave në Gjenevë.
Kabrio GTStreet R vjen me aerodinamikën e bërë nga fibra të karbonit, set të ri të rrotave nga alumini me diametër prej 20 dhe 21-inç, amortizatorët e modifikuar ku ato të përparmë janë me sistemin Noselift (vetura mund të ngrihet/ulet deri në 60 mm), transmeton Koha.net.
Gjithashtu, ky model kabrio me dizajn të veçantë vjen edhe me sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave, interier të modifikuar prej lëkure Alcantara dhe disa detaje nga fibra të karbonit, si dhe me paketën për përforcimin e motorit.
TechArt, po ashtu, ofron disa paketa për përforcimin e motorit, duke filluar nga 640 e deri në 720 kuajfuqi.
{gallery}