Kompania që merret me modifikimin e veturave, O.CT Tuning, ka përgatitur versionin e modifikuar Jeep Grand Cherokee Trackhawk, motori i të cilit, 6.2-litër V8 me kompresor, standard është me kapacitet prej 527 kW/716 kuajfuqi.
O.CT Tuning ofron paketën “Stage 1” përmes së cilës motorin e kësaj “bishe” e përforcon në 602 kW/819 kuajfuqi, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, kjo kompani paralajmëron edhe paketën “Stage 2” e cila përfshin përforcimin e motorit të Jeep Grand Cherokee Trackhawk në 636 kW/865 kuajfuqi.
Detajet më të hollësishme priten të zbulohen në ditët në vijim.
Artikuj të ngjashëm
-
Lamborghini Urus me afër 1 mijë kuajfuqi nga 0 në 100km/orë për vetëm 2.9 sekonda
-
Gladiator Maximus i Jeepit bëhet me 1000 kuajfuqi
-
Modifikohet Jeep Gladiator, vjen me motor Hellcat e 1.000 kuajfuqi
-
Jeep Grand Cherokee kthehet në një “bishë” me 900 kuajfuqi
-
Jeep Grand Cherokee “monstrum” del në shitje