Jaguari lëshoi detaje të reja përpara premierës së makinës së parë elektrike, modelin I-Pace.
Prodhimi Jaguar I-Pace bazohet në konceptin e vitit 2016 me të njëjtin emër dhe kompania ka publikuar një video nga testimet e makinave para prodhimit në Suedi, nën temperatura shumë të ulëta, rreth -40 C.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMakina, siç transmeton KP, do të ketë një sistem për rimbushjen e shpejtë të energjisë elektrike, kështu që bateritë mund të ngarkojnë deri në 80% kapacitet në 45 minuta ose edhe më të shkurtër, thonë në kompani.
Jaguar ende nuk ka publikuar detaje të tjera, por dihet se koncepti I-Pace është i pajisur me një bateri 90 kWh dhe 294 kuaj fuqi. Nga 0 deri 100 kilometra në orë i arrin për 4 sekonda dhe me bateri të plota ajo mund të kalojë 500 km.
Jaguar I-Pace është planifikuar për 1 mars, pas së cilës makina do t'i paraqitet audiencës në panairin e veturave në Gjenevë.
{gallery}