Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Jaguar prezanton timonin futuristik

Jaguar ka prezantuar vizionin e tij për timonin e ri me inteligjencë artificiale, i cili mund të vihet në qendër të nevojave të vozitësve.

Ky lloj timoni futuristik është i pajisur me inteligjencë artificiale, me zë dhe mund të hiqet nga vetura.

Ai ka marrë emrin Sayer sipas dizajnuesit të Jaguarit, Malcolm Sayer, transmeton KosovaPress.

Sayer është i dizajnuar për ta sjellë vozitësin në shtëpi dhe posedon komandë me zë.

Jaguar pohon se Sayer do të kalkulojë vozitjen tuaj ditore në bazë të kohës, të cilat ia jep vozitësi.

Sayer do të prezantohet si një koncept në festivalin e teknologjisë JLR gjatë kësaj jave.