Gjiganti jugkorean i veturave Hyundai ka paralajmëruar nxjerrjen në treg të tri modeleve elektrike.
I pari do të mbajë emrin Ioniq 5 dhe bëhet fjalë për një crossover bazuar në konceptin e Hyundai 45, i cili debutoi vitin e shkuar në panairin e veturave në Frankfurt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy model pritet të dalë në treg në fillim të vitit 2021, kurse modeli i dytë Ioniq 6 është i bazuar në konceptin e Prophechy, i lansuar në treg në fillim të këtij viti. Vetura elektrike Ioniq 6 do të dalë në treg në vitin 2022.
Dhe, Ioniq 7, modeli i tretë elektrik i Hyundait, do të jetë nëj SUV dhe do të debutojë më 2024.
Modelet e reja do të shfrytëzojnë platformën e re të njohur si Electric Global Modular Platform (E-GMP), e cila do të lejojë mbushje më të shpejtë të baterive dhe shpejtësi më të madhe.