Qyteti i New Yorkut ka paditur të martën Hyundai Motor dhe Kian, duke akuzuar prodhuesit e veturave koreano-jugore për neglizhencë dhe duke krijuar shqetësim publik për shitje të automjeteve që janë të lehta për t’u vjedhur, raportoi të mërkurën Reuters.
Qyteti më i populluar i Shteteve të Bashkuara u është bashkuar disa qyteteve të tjera të mëdha që kanë paditur Hyundain dhe Kian për vjedhje, duke përfshirë Baltimore, Cleveland, Milwaukee, San Diego, Seattle.
Në një ankesë të paraqitur në gjykatën federale të Manhatanit, Nju Jorku fajësoi dështimin e prodhuesve të automjeteve nga viti 2011 deri në vitin 2022 për të instaluar pajisje kundër vjedhjes të quajtura imobilizues në shumicën e veturave të tyre.
Siç është bërë e ditur, në këtë qytet numri i Hyundais dhe Kias i raportuar si i vjedhur është dyfishuar vitin e kaluar.
Hyundai ka thënë në një deklaratë se i ka bërë imobilizatorët standard në të gjitha automjetet në nëntor të vitit 2021 dhe ka ndërmarrë hapa duke përfshirë një përmirësim të softuerit për të reduktuar kërcënimin e vjedhjeve.
Në shkurt, Hyundai dhe Kia thanë se do të ofrojnë përmirësime të softuerit për deri në 8.3 milionë automjete amerikane që nuk kanë imobilizues.
-
Kia dhe Hyundai, veturat që janë caku më i lehtë për hajnat
-
Rritet numri i padive ndaj Hyundait dhe Kias në Amerikë
-
Hyundai e Kia tërheqin afro 3.4 milionë automjete për shkak të rrezikut nga zjarri
-
Hyundai dhe Kia tërheqin afër 92,000 vetura, pronarët udhëzohen të parkojnë larg ndërtesave
-
Vjedhja e veturave për shkak të një trendi në TikTok çon në rimburësimin 200 milionësh