Honda ka tërhequr 500 mijë vetura në SHBA dhe Kanada pasi rripat e sigurisë në ulëset e përparme mund të mos lidhen si duhet, raporton agjencia AP.
Në këtë tërheqje përfshihen disa prej modeleve më të shitura të Hondas, përfshirë ato CR-V nga viti 2017 deri 2020, Accordat e vitit 2018 dhe 2019, Odysseyt 2018-2020 dhe Insight 2019. Po ashtu përfshihen edhe modelet e Acura RDX të viteve 2019 dhe 2020.
Honda në dokumentet e postuar të mërkurën nga rregullatori i sigurisë në SHBA ka thënë se veshja sipërfaqësore në kanalin e shtrëngimit të rripit të sigurisë mund të dobësohet me kalimin e kohës. Butoni i lëshimit mund të tkurret ndaj kanalit në temperatura të ulëta, duke rritur fërkimin e duke ndaluar shtrëngimin adekuat.
Nëse nuk bëhet shtrëngimi dhe kapja si duhet, atëherë shoferi ose pasagjeri mund të mos frenohen nga rripi dhe të pësojnë lëndime serioze.
Honda thotë se nuk ka raporte për lëndime të shkaktuara nga ky problem.
Tregtarët do të zëvendësojnë butonat e lirimit të shtrëngimit të rripit të sigurisë apo të bëjnë intervenime tjera në këtë aspekt nëse është e nevojshme. Pronarët do të njoftohen me letër duke filluar nga 17 prilli.
-
Problemi me rripin e sigurisë detyron Fordin të tërheqë rreth gjysmë milioni automjete nga tregu
-
Honda tërheq mbi 205 mijë automjete, shkak rrjedhja e karburantit
-
Honda tërheq 2 milionë automjete, shkak problemet në timon
-
Honda tërheq më shumë se 750 mijë automjete shkaku i një defekti
-
Hyundai tërheq rreth 250 mijë vetura për shkak të rripit të sigurisë