Prodhuesi japonez i automjeteve, Honda, po tërheq më shumë se 750 mijë automjete, pasi një sensor i dëmtuar mund të shkaktojë fryrjen e ajrit në jastëkun e ulëses së pasagjerit të përparmë, raportoi të martën “AP News”.
Tërheqja përfshin modelet si Honda Pilot, Accord, Civic sedan, HR-V dhe Odyssey nga viti 2020 deri në 2022, si dhe 2020 Fit dhe Civic Coupe. Të përfshira janë gjithashtu hatchback-u Civic 2021 dhe 2022, Civic Type R, Insight i vitit 2021 dhe CR-V, CR-V Hybrid, Passport, Ridgeline dhe Accord Hybrid i 2020 dhe 2021.
Dokumentet e postuara të martën nga Administrata Kombëtare e Sigurisë në Trafikun e Autostradave të SHBA-së thonë se sensori i peshës së ulëses së pasagjerit të përparmë mund të plasaritet dhe të mos e fikë jastëkun e ajrit si synohet.
Sensorët duhet të çaktivizojnë jastëkët e ajrit nëse në sedilje janë fëmijë. Nëse kjo nuk ndodh, rrit rrezikun e lëndimit.
-
Honda tërheq mbi 205 mijë automjete, shkak rrjedhja e karburantit
-
Honda tërheq 2 milionë automjete, shkak problemet në timon
-
Honda tërheq nga tregu 1.3 milionë automjete
-
Honda i tërheq 500 mijë vetura pas problemit me rrip të sigurisë
-
Problemi me rripin e sigurisë detyron Fordin të tërheqë rreth gjysmë milioni automjete nga tregu