Gjiganti japonez, Honda, ka konfirmuar se do të largohet nga pjesëmarrja si furnizues i motorit në Formula 1 në Kampionatin Botëror në fund të vitit 2021, për t’u fokusuar në teknologjinë me zero-emetim.
Vendimi është marrë në fund të shtatorit dhe kompania nuk synon që të rikthehet në F1, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë, Takahiro Hachigo, gjatë një videokonference.
“Kjo nuk është rezultat i pandemisë COVID-19 por sepse qëllimi ynë afatgjatë është të lirohemi nga karboni”, ka thënë ai.
Si shumë kompani të tjera, Honda është duke provuar të ndërtojë automjete elektrike, me modele të reja që kanë zero emetim të gazrave.
Artikuj të ngjashëm