Nga Japonia vjen automjeti i lezetshëm që është gjenerata e fundit e prototipit Honda AWV (Autonomous Work Vehicle).
Kompania testoi këtë makinë të vogël vetë-drejtuese për një muaj në një kantier ndërtimi, ku Black & Weatch po ndërton një park diellor në New Mexico.
AWV bazohet në shasinë e Honda Pioneer UTV dhe ky mjet i vogël mund të mbajë një ngarkesë deri në 721 kilogramë dhe mund të tërheqë një rimorkio prej 750 kilogramësh. Kur ngarkohet plotësisht, ky mini-kamion ka një distancë përshkimi maksimale prej 45 kilometrash. Mbushja e baterive zgjat gjashtë orë.
Honda AWV mund të funksionojë me telekomandë ose si një automjet autonom. Në modalitetin e vetëdrejtimit, operatori përdor tableta për të dërguar informacionet në makinë se ku duhet të shkojë. Kamera e përparme, kamerat 3D, gjurmuesi GPS dhe radari janë përgjegjës për “vizionin”.

Kompania e ndërtimit Black & Weatch e përdori AWV-në për të transferuar pajisjet brenda kantierit të ndërtimit. Automjetet liruan personelin që në kushte të tjera do të transportonte ngarkesën. Ky nuk është testi i parë real i AWV-së, por është hera e parë që Honda ka nxjerr disa njësi për testim në të njëjtën kohë. Kompania prezantoi prototipin fillestar në “CES 2019”.
Edhe
Toyota ndërton “qytetin inteligjent”
Honda thotë se nuk është ende gati të fusë AWV-në në prodhim për shfrytëzim komercial sepse dëshiron të vazhdojë zhvillimin e këtij modeli.
Kompania japoneze po kërkon më shumë partnerë si Black & Weatch, të cilët do të ishin të interesuar të testonin makinën. /autoblog