Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Historia e Alfa Romeo Giulietta

Para Luftës së Parë Botërore, Alfa Romeo ishte një prodhues i vogël i përqendruar në sporte dhe makina të ndërtuara në mënyrë specifike për të pasurit. Por për shkak luftës, me ekonomitë e Evropës të shkatërruara, Alfa Romeo filloi prodhimin e veturave me makina më të vogla, por sidoqoftë të avancuara të cilat do të shiteshin për çmim më të vogël.

Alfa 1900 ishte i pari i këtij lloji, por modeli Giulietta ishte sukses i shkallës më të lartë dhe e fuqizoi markën e Alfa Romeos, shkruan revista Automobilemag.

Motorët e Giuliettas ishin nga alumini, 1.3 dhe me katër cilindra, me hapësira hemisferike për djegie dhe dy valvule për cilindër. Forma standarde e kësaj makine, të cilës tash entuziastët e Alfas i referohen si “normale”, kishte një karburator të vetëm Solex, transmeton KOHA.

Edhe pse Giulietta ishte makinë e prodhuar për një pjesë më të gjerë të tregut, Alfa sidoqoftë bëri disa variante të Giuliettes. Sprint Speciale ishte një ‘coupe’ me pamje ekzotike e dizajnuar nga Franco Scaglione, i cili punonte si inxhinier në kompaninë e autobusëve Bertone. I quajtur SS shkurtimisht, makina huazoi konceptet e aerodinamikës të kompanisë Bertone dhe arriti një koeficient të mahnitshëm të aerodinamikës prej 0.28 Cd. Prototipat u krijuan në vitin 1957, por prodhimi nuk nisi deri në vitin 1959. Shumica e këtyre makinave ishin nga çeliku me dyer alumini. Modeli Alfa Giulietta SZ fitoi kampionatin në kategorinë 1.3 në Evropë, në vitet 1962 dhe 1963.

Shumë makina Giulietta u shitën të reja dhe shumica mbijetojnë edhe sot. Ashtu si është me makinat e kësaj periudhe, ndryshku është problemi kryesor. Modelet Srpint dhe Spider Veloce janë më të kërkuara se sa Giuliettat “normale” për shkak specifikave shtesë. Nëse dëshironi të blini një makinë të tillë, sigurohuni që e keni një ekspert me vete për të përcaktuar nëse pjesët e makinës janë me të vërtetë ashtu si i kishte krijuar Alfa për here të parë, ngase shumë nga këto makina do të kenë pjesë të huazuara nga makinat tjera.