I shumëprituri Hennessey Venom F5 është shpalosur zyrtarisht në SEMA Show me automobilin që synon të kalojë shpejtësinë prej 480 kilometrave për orë.
Kompania e ‘tuningut’ nga Teksasi do të krijojë vetëm 24 ekzemplarë që mund të thyejnë rekordin e shpejtësisë dhe një njësi do të kushtojë së paku 1.3 milion euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVenom F5 ka motor tërësisht të ri V8 me 1600 kuajfuqi, 250 më shumë se Venom GT paraardhësi i tij. Me 1338 kilogramë, Venom F5 është për 100 kilogramë më i rëndë se paraardhësi.
Hennessey thotë se Venom F5 mund të arrijë përshpejtimin prej 0 në 300 km/orë më shpejtë se bolidët e Formula 1 me kohë prej dhjetë sekondash.
{gallery}