Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Hennessey prezanton Lincoln Navigator me 600 kuajfuqi

Përveç Cadillac Escalade, kompania e njohur amerikane Hennessey tani ka përgatitur një paketë për modifikimin edhe të një SUV-i të gjerë luksoz – Lincoln Navigator.

Ky Lincoln Navigator tani vjen me 600 kuajfuqi, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave nga çeliku dhe softuer të avancuar, transmeton Koha.net. Por, Hennessey thotë se kompania deshi që të rrisë fuqinë dhe performancën mbresëlënëse të këtij SUV-i të gjerë në një nivel edhe më të lartë.

Gjithashtu, në paketën e re përfshihen edhe amortizatorët e modifikuar, frenat Brembo dhe rrotat Hennessey.

Hennessey Lincoln Navigator, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4,8 sekonda, ndërsa deri në 400 km/h për 12,9 sekonda.

Hennessey, po ashtu, ka njoftuar se do të ofrojë 200 paketa të tilla për Lincoln Navigator me çmim prej 19,950 dollarë.

{gallery}