Vespa prezantoi modelin e saj më të fuqishëm në histori, shkruan AutoExpress.
Është një model GTV që ka atë që Vespa e quan 300 HPE, ose Motori me Performancë të Lartë. Është në fakt një motor me një cilindër me ftohje të lëngshme 278 cc, i cili zhvillon 23.8 kuaj fuqi.
GTV është "vespa sportive më autentike ndonjëherë", me një dritë LED të montuar përpara, rrota të zeza dhe një skemë unike ngjyrash me thekse portokalli.
Modeli gjithashtu ka program digjital, si dhe një sistem pa çelës. Ekrani LED shfaq të dhënat e drejtimit dhe njoftimet nga telefoni që është i lidhur me të. Është i pajisur me frena ABS dhe një sistem elektronik të kontrollit të tërheqjes. Një portë USB është standarde dhe bagazhit nën sedilje është i ndriçuar.
Pamja e Vespa GTV është frymëzuar nga motoçikletat e garave dhe mund të ulen deri në dy persona.