Peugeot 308 është fituesi i këtij viti i WWCOTY, vetura më e mirë e vitit e zgjedhur nga gratë.
Fituesi u shpall simbolikisht më 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, dhe ai pasoi në fron fituesin e vitit të kaluar - Land Rover Defender.
Peugeot 308 i ri debutoi saktësisht një vit më parë, në mars 2021.
Kabina e pasagjerëve është më komode se më parë, sidomos për ata që ulen mbrapa.
Peugeoti ka variant bazë hibrid, turbo-benzinë dhe dizel në këtë model.