Kreu i Volkswagenit, Herbert Diess, ka konfirmuar se gjenerata e re e Golfit është ende prioritet i këtij prodhuesi.
Përkundër të gjitha njoftimeve për gamën e plotë të veturave elektrike, Golfi ende mbetet kryesori në ofertën e Volkswagenit, transmeton Koha.net. Nga tabori i këtij prodhuesi gjerman njoftohet se Golfi i ri do të ketë më pak ndryshime për dallim nga gjenerata aktuale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjenerata e tetë e Golfit do të vijë me platformën MQB, ndërsa Volkswageni planifikon që këtë platformë ta përdorë deri në vitin 2025. Po ashtu, Golf 8 do të jetë më i lehtë për 35 deri 70 kilogramë se 7-shi, por do të jetë edhe më i ulët dhe më i gjerë.
Sa i përket motorit, motori për të cilin është përfolur deri më tani është tre cilindër dizel 1.5-litër me kapacitet nga 74 deri në 120 kuajfuqi.