Toyota do të bëhet lider për shitjen e veturave në Shtetet e Bashkuara për herë të parë, duke e marrë këtë titull nga General Motors, që e mbajti për gati një shekull.
Kjo është një tjetër shenjë se prodhuesit amerikanë të veturave kanë humbur dominimin e tyre në tregun vendas.
Në vitin 2005, Toyota ishte në vendin e katërt për shitje në SHBA, pas kompanive GM, Ford dhe asaj që atëherë njihej si DaimlerChrysler. Të gjitha së bashku përbënin 57 për qind të tregut amerikan.
Por në vitin 2021, GM, Ford dhe Stellantis - prodhuesi evropian i veturave që zotëron Chryslerin - së bashku kishin vetëm 38 për qind të tregut të SHBA-së. Edhe nëse këtu shtohen veturat elektrike Tesla, kjo nuk shkon mbi 40 për qind.
Shitjet e General Motors mbetën pas Toyotas gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2021 dhe pritet të mbeten të tilla kur të shpallen rezultatet për tremujorin e katërt, raportoi CNN-i. /autoblog
-
Toyota është prodhuesi më i madh në botë i veturave, kalon Volkswagenin
-
Toyota godet Volkswagenin, bëhet shitësja më e madh e veturave në vitin 2020
-
Volkswageni ia merr primatin Teslas për shitjet e veturave elektrike në Evropë
-
Tesla humb titullin si prodhuesi më i madh i veturave elektrike
-
Markat më të vlefshme të veturave në botë, Toyota në vend të parë