Prodhuesi gjerman i automjeteve të luksit, “Porche” duhet të tërheqë 60 000 makina me motor diesel të tipit “Macan” dhe “Cayenne” për të rregulluar një ndryshim të jashtëligjshëm të aparaturave, njoftoi dje Ministria Federale e Transportit.
Kërkesa ishte bërë nga autoriteti i mjeteve motorike KBA, që njoftoi se kjo pajisje mund të sjellë një rritje të prodhimit të oksideve të nitrogjenit, transmeton tch.
“Porche” ka konfirmuar marrjen e këtij dokumenti zyrtar.
Automjetet e prekura janë 6 755 “Cayenne” 4,2 litra V8 TDI, 3 954 prej të cilave ndodhen në Gjermani dhe 52 831 “Macan” 3,0 litra V6 TDI, nga të cilat 15 180 janë në Gjermani.
Artikuj të ngjashëm
-
Porscheja tërheq 27 mijë vetura elektrike nga tregu, shkak rreziqet në bateri
-
Mercedesi pritet t’i tërheqë rreth 100 mijë makina në Gjermani
-
Mercedesi paralajmëron tërheqjen e një lloji të automjetit
-
Mercedesi tërheq mbi 140 mijë vetura në SHBA
-
Problemet e zinxhirit të furnizimit ngadalësojnë prodhimin në Porsche