Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Gjermania shtyn planin për veturat elektrike

Foto: Ilustrim

Gjermania duket se do të vonohet në synimin e arritjes prej një milion veturave elektrike në rrugë për dy vjet, sipas një raporti zyrtar të qeverisë.

“Duke konsideruar dinamikën aktuale të tregut, caku prej një milionëve do të shtyhet deri më 2022”, thuhet në raportim e Platformës Kombëtare Gjermane për Mobilitetin Elektrik, i dorëzuar te kancelarja Angela Merkel.

Regjistrimet e veturave elektrike janë dyfishuar në Gjermani vitin e shkuar, që paraqet rritjen më të shpejtë në botë. Deri në fund të vitit 2017 ishin regjistruar 131 mijë vetura.

Shitjet ndihmuan që Gjermania të bëjë skemë prej një miliard eurosh më 2016, të financuar nga industria e veturave, për të zgjeruar përdorimin e veturave elektrike.

Gjithsesi, çmimi i veturave ka dekurajuar klientët dhe tani shteti po synon të lirojë disa taksa dhe të krijojë 100 mijë pika mbushëse për të lehtësuar qarkullimin me vetura të tilla.

Artikuj të ngjashëm