Gjermania do të duhet që t’i ndërtojë rreth 440 mijë stacione për rimbushjen e veturave elektronike deri në vitin 2030.
Këtë të dhënë e ka bërë publike një studim i porositur nga Ministria e Transportit në Gjermani, që u publikua të enjten.
Studimi gjeti se pas dhjetë vitesh në rrugët e Gjermanisë do të qarkullojnë rreth 14.8 milionë vetura elektrike.
Aktualisht, Gjermania ka vetëm 33 mijë stacione publike për rimbushje të veturave elektrike.
Studimi parashikoi që dy të tretat e hapësirave private të parkimit deri në vitin 2030 do të kishin një pikë për rimbushjen e veturave por ato do të siguronin vetëm 41 për qind të energjisë elektrike të nevojshme për automjetet.
Edhe
Gjermania ndan 6.3 miliardë euro për pikat e mbushjes së veturave elektrike
“Për më tepër, pikat publike të rimbushjes janë një domosdoshmëri”, thotë studimi.
Në qytete, ishte i nevojshëm një stacion publik i rimbushjes për 14 automjete, ndërsa, në fshat sipas studimit duhej vetëm një për 23 automjete. \ Rel