Genesis, që është në pronësi të kompanisë Hyundai, bën pjesë në mesin e prodhuesve më të rinj Premium të veturave.
E që nga dalja në treg, në nëntori të vitit 2015, në gjithë botën janë shitur 500 mijë njësi. Nga kjo shifër, 379 mijë janë shitur në Kore të Jugut, ku edhe e ka bazën kompania, ndërkohë pjesa tjetër në vende të ndryshme.
Modeli i parë Genesis G90, është prezantuar në nëntor të vitit 2015, ndërkohë në dy muajt e ardhshëm u shitën vetëm 530 vetura. Më 2016, u shitën 65.586 vetura, ndërkohë në tri vitet e ardhshme u shitën mesatarisht nga 80 mijë.
Me gjithë pandeminë, u shënua rritje e shitjes në këtë periudhë për 46 për qind. Në këtë rezultat, ndihmoi edhe lansimi i modelit SUV, GV80.
Pos në Kore të Jugut, Genesis ka shënuar rezultate të mira edhe në SHBA, ku ka konkurrencë të madhe për veturat “Premium”. Nga viti 2016, në SHBA janë shitur gati 100 mijë vetura. \ autoblog

-
Kia dhe Hyundai me suksese të jashtëzakonshme në Evropë, por Volkswageni mbetet i pari
-
Klientët të zhgënjyer me Hyundain
-
Hyundai lanson sedanin e parë elektrik, me synim për ta rivalizuar Teslan
-
“Kia Motors” shiti mbi dy milionë njësi vitin e kaluar
-
Më 2024 parashikohet të shiten 88.3 milionë vetura të reja