Pas dy garave spektakolare Drag Race në Sllatinë dhe asaj të disiplinës malore në Kullë, Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon sot me garën që do të mbahet në Shtime, në disiplinën e auto sllallomit.
Sipas një njoftimi të Federatës, gara do të mbahet në të dyja konkurrencat, meshkuj dhe femra dhe pritet të jetë mjaft interesante, ndërsa për fituesit do të ketë edhe shpërblime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga ora 10:00-11:00 bëhet paraqitja në garë për të vazhduar më pas me verifikimin e dokumentacionit dhe kontrollimin teknik të veturave. Pas brifingut me garues (12:00), në program është vozitja testuese dhe më pas gara zyrtare. Për fituesit e kohës më të mirë në kategorinë e femrave dhe meshkujve garuesit do të shpërblehen me nga një set goma TOYO VERË 205/55r16. Ndërsa për fituesit e vendit të parë ne kategoritë tjera, garuesit do të shpërblehen me nga një bateri Topla nga Sllovenia 75AH”, thuhet në njoftim.