Hyundai nuk do ta prodhojë më modelin Veloster pas 11 vitesh prodhim dhe vetëm katër vitesh nga lansimi i gjeneratës së dytë. Largimi i Velosterit i paraprin lajmit se edhe modeli Ioniq do të përfundonte prodhimin në korrik.
Hyundai aktualisht prodhon Veloster N sportiv, ndërsa tashmë ka braktisur versionin standard. Aktualisht ky model prodhohet në një nga fabrikat Ulsan 1, ku ndërtohet edhe modeli Kona. Me ardhjen e gjeneratës së ardhshme të Konas, në vitin 2023, largimi i Velosterit duhet të lirojë më shumë hapësirë për prodhimin e një crossoveri më të suksesshëm.
Kona e re pritet të zbulohet në vitin 2023, duke qenë se modeli aktual u rimodelua vetëm në fund të vitit 2020.
Veloster u prezantua në vitin 2011. Ishte veturë e çuditshme asokohe. Ka dy dyer djathtas nga ana e shoferit dhe vetëm një në të majtë të shoferit.
Edhe pse spekulohej se Velosteri do të mbyllej pas gjeneratës së parë, modeli i ri u prezantua në vitin 2018, por mesa duket nuk do të qëndrojë gjatë në shitje.
-
Hyundai po zhvillon një veturë elektrike të përballueshme për Evropën
-
Honda tërheq 2 milionë automjete, shkak problemet në timon
-
Volvo tërhiqet nga plani për të shitur vetëm vetura elektrike deri në vitin 2030
-
Fundi i një epoke: Audi i jep fund prodhimit të R8-s
-
Honda tërheq më shumë se 750 mijë automjete shkaku i një defekti