Prodhuesi amerikan i automjeteve, Ford, ka njoftuar se do të ulë numrin e punonjësve, duke ndërprerë punën për tre mijë punëtorë kryesisht në Amerikën e Veriut dhe në Indi, shkroi të hënën Reuters.
Ky riorganizim me ndërprerjen e kontratave për mijëra punëtorë, raportohet se po bëhet për të kapur Teslan në garën për zhvillimin e automjeteve elektrike të drejtuara nga softuerët.
Shefi ekzekutiv i Fordit, Jim Farley, ka thënë për disa muaj rresht se besonte që prodhuesi i automjeteve Dearborn në Michigan, ka pasur shumë njerëz dhe se shumë njerëz nga fuqia e tij punëtore nuk i kanë pasur aftësitë e kërkuara, pasi industria e automjeteve po kalon në atë elektrike dhe shërbime dixhitale.
"Ne po eliminojmë punën, si dhe po riorganizojmë dhe thjeshtojmë funksionet në të gjithë biznesin”, shkroi Farley dhe kryetari i Ford, Bill Ford në një email të përbashkët.
Aksionet e Fordit kanë rënë për 4.8 për qind në tregtimin e mesditës mes rënieve më të gjera në Wall Street.
Ashtu si prodhuesit e tjerë të njohur të automjeteve, Fordi ka një fuqi punëtore të punësuar kryesisht për të mbështetur një linjë produktesh tradicionale të teknologjisë së djegies.
Në vazhdim, Farley ka hartuar një strategji për Fordin për të zhvilluar një linjë të gjerë automjetesh elektrike.
Ford ka filluar t'i ndajë operacionet e tij në operime elektrike, motorë me djegie dhe automjete komerciale, derisa njoftohet se reduktimet e stafit do të prekin të gjitha pjesët e kompanisë.