Kompania e njohur e automobilave, Ford, ka kërkuar kthimin prapa të 2.2 milionë veturave në SHBA për modelet nga viti 2011 deri më 2016 për shkak të telasheve me bravat e dyerve.
Bazuar në ankesa, njerëzit kanë vënë re se dyert nuk kanë qëndruar të bllokuara gjatë ngasjes së veturave.
Thirrja përfshin modelet 2011–2014 Fiesta, 2013–2014 Fusion, 2015 Mustang, 2013–2015 Escape, 2013–2015 C-Max, 2012–2015 Focus, 2014–2016 Transit Connect, 2013–2014 Lincoln MKZ, dhe 2015 MKC.
Kompania e madhe ka thënë se nuk është në dijeni nëse problemi me dyer ka sjellë në ndonjë lëndim të njerëzve.
Artikuj të ngjashëm
-
Fordi tërheq afro tre milionë vetura
-
Problemi me rripin e sigurisë detyron Fordin të tërheqë rreth gjysmë milioni automjete nga tregu
-
Fordi tërheq mbi një milion automjete nga tregu, shkak problemi me kamerën e pasme
-
Fordi tërheq rreth gjysmë milioni automjete në SHBA, shkak rreziku i humbjes së drejtimit
-
Fordi tërheqë mbi 115 mijë automjete në SHBA