Kompania e njohur amerikane e veturave, Ford, ka bërë të ditur se SUV-i i tij nga gjenerata më e re, për herë të parë do të jetë e pranishme edhe në versionin plug-in hibrid.
Fjala është për modelin Kuga, i cili sipas pritet të prezantohet zyrtarisht më 2 prill në ngjarjen “Go Further”, e cila do të mbahet në Amsterdam, Holandë.
Gjithashtu, Fordi ka bërë të ditur disa nga detajet e SUV-it të ri hibrid sikurse janë dritat LED, shenja në bagazh, si dhe marshi automatik me komandë të vendosur në konzolën qendrore të automjetit./KosovaPress