Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Ford F-Max, “Kamioni Ndërkombëtar i Vitit”

Produkti më i fundit i kompanisë së njohur të kamionëve Ford Trucks, F-Max, është shpallur kamioni i vitit në panairin e 67-të të automjeteve komerciale (IAA) në Hanover, Gjermani.

Ford F-Max është zgjedhur “Kamioni Ndërkombëtar i Vitit 2019” (International Truck of the Year 2019) nga juria prej 23 anëtarëve, e përbërë nga gazetarë dhe botues të revistave profesionale nga Evropa, transmeton Koha.net.

F-Max zuri vendin e parë duke fituar 126 pikë më shumë se Scania L&P dhe Volvo FH/FM, i cili për karburant përdorë LNG.

{gallery}

Gjatë testimeve në vozitje të bëra në Turqi, anëtarët e jurisë vlerësuan lartë efikasitetin dhe karakteristikat e avancuara, duke përfshirë funksionin Eco-Roll, ACC (Adaptive Cruise Control) dhe PCC (Predictive Cruise Control) i bazuar në GPS, përcjell Koha.net. Po ashtu, është vlerësuar lartë edhe motori i tij i ri me 6 cilindra 12.7-litërsh – Ford Ecotorq Euro 6, i cili ka kapacitet prej 500 kuajfuqi dhe është në kombinim me marshin automatik ZF Traxon me 12 shpejtësi.

Edhe Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve Auto 8 o. më parë Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve

Gjithashtu, juria ka vlerësuar pozitivisht edhe kabinën e F-Maxit, e cila ofron rehati dhe një mjedis të këndshëm për udhëtimet e gjata, me një lartësi prej 2.16 metra si dhe dyshemenë e rrafshët. Juria, po ashtu, ka vlerësuar edhe instrument-tabelën si dhe platformën për lidhje Connect Truck.

“Me F-Max, Ford Trucks paraqiti një kamion të mirë-dizajnuar i cili do të marrë një pozicion të rëndësishëm në segmentin kamionëve për udhëtime të gjata”, ka thënë ndër të tjera Gianenrico Griffini, presidenti i jurisë i ‘International Truck of the Year’, gjatë dhënies së çmimit prestigjioz drejtorit gjeneral të kompanisë Ford Otosan, Haydar Yenigun.