Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Fillon prodhimi i BMW Z4 të ri në Austri

​Në fabrikën e Grazit, Austri, do të prodhohet Supra e ardhshme e Toyotës të cilën e ka zhvilluar në bashkëpunim me BMW.

Gjithashtu, në këtë qytet, që nga viti 1979, prodhohet edhe klasa legjendare e Mercedesit - G. Fjala është për fabrikën Magna Steyr.

Në këtë fabrikë, po ashtu, është duke u prodhuar edhe modeli tërësisht elektrik i Jaguarit, I-Pace, si dhe Series 5 e BMW-së. Po ashtu, edhe Z4 i ri tashmë ka filluar të prodhohet në këtë fabrikë.

Magna Steyr vlerëson se 200,000 vetura do të prodhohen këtë vit.

{gallery}

Sipas Automotive News, kompania aktualisht po planifikon të ndërtojë një fabrikë tjetër që do të mund të vendoset në Amerikën e Veriut ose në Kinë, transmeton ksp.

Edhe BMW-ja tërheq mbi rreth 200 mijë automjete në SHBA për shkak të defektit në motorit Auto 9 muaj më parë BMW-ja tërheq mbi rreth 200 mijë automjete në SHBA për shkak të defektit në motorit

BMW Z4 i ri pritet të prodhohet në tri versione. Në krye të ofertës, M40i do të vijë me motor benzinë 3.0-litër me 6 cilindra e kapacitet prej 340 kuajfuqi.

Gjithashtu, për konsumatorët në dispozicion do të jenë edhe dy versionet tjera me motor benzinë: sDrive20i me motor 2.0-litër TwinPower Turbo e 197 kuajfuqi si dhe sDrive30i po ashtu me motor 2.0-litër e kapacitet prej 258 kuajfuqi.