Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Fillon prodhimi i Mercedes G-Class së re

Gjenerata e re e G-Classës së Mercedesit ka nisur të prodhohet në fabrikën Magna Steyr në Graz Austri.

Më 2019 mbushen 40 vjet nga lansimi i klasës së parë G. Njësitë e para të gjeneratës së re, e cila kishte premierën në Detroit ka dalë nga fabrika në Austri.

Është interesante se në prodhimin e modelit të ri morën pjesë edhe disa punonjës që janë të punësuar në kompani që nga viti 1979, kur ishte prezantuar Mercedes origjinal i klasës G.

Vetura e parë nga gjenerata e re është Mercedes G500 me motor benzinë 4.0-litër Bi-Turbo V8 me kapacitet prej 422 kuajfuqi. Krahas tij, do të prodhohet edhe Mercedes-AMG G63 me motor 4.0-litër Bi-Turbo V8 me kapacitet prej 585 kuajfuqi.

Që nga nisja e prodhimit, më 1979, Mercedes ka shitur mbi 300.000 vetura të klasës G. Vetëm vitin e kaluar janë shitur 22.000 automjete, të cilat blerësit i kanë gjetur në SHBA dhe Gjermani.