Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Fiati i përkushtuar në modelet Panda e 500

Shefi i FCA, Sergio Marchionne ka konfirmuar planet për riorientimin e markës Fiat që tani do të fokusohet në ‘mbledhësit e parave’ si 500 elegant e veturat praktike Panda për qytete.

“Fiat në Evropë do të përcaktohet në fusha më ekskluzive”, ka thënë Marchionne, transmeton koha.net.

“Është shumë e vështirë që tregjet në masë të jenë profitabilë, e për këtë ne në planet tona kemi identifikuar fushat ku Fiat është më mirë”.

Marka Fiat do të fokusohet në modelet më të shitura të saja, për të mbuluar koston e zhvillimeve për elektrizim.

Fiat do të investoj 9 miliardë euro në zhvillimet elektrike në 5 vitet e ardhshme.

Marchionne pret që 60 për qind të shitjeve të veturave në Evropë nga Fiat do të jenë elektrike apo hibride deri në 2022-ën.