Prodhuesi italian i makinave sportive Ferrari ka njoftuar se do të prodhojë valvola respiratore dhe pajisje për maska mbrojtëse të fytyrës, si pjesë e përpjekjeve për parandaluar pandeminë e koronavirusit, sipas një deklarate sot.
"Ferrari ka filluar të prodhojë valvola respiratore dhe maska mbrojtëse në fabrikën e saj Maranello si një nga iniciativat në mbështetje të punonjësve shëndetësorë që trajtojnë pacientët me koronavirus," tha kompania.
Sipas Ferrarit, pajisjet e sapo zhvilluara do të shpërndahen në spitale të ndryshme italiane, përfshirë ato në Bergamo, Xhenova, Modena dhe Sassuolo, si dhe punonjësve shëndetësorë në qytetin e Medicina, afër Bolonjës, transmeton kp.
Në një deklaratë në faqen e tij zyrtare në Facebook, ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha se vendi është krenar për përpjekjet e Ferrari për të mbështetur punëtorët e kujdesit shëndetësor.
"Ferrari, një nga përsosmëritë tona italiane, ka vendosur aftësitë e saj për t'u përballur me koronavirusin dhe për të mbrojtur jetën e italianëve ... duke e ditur që kompania po ndihmon vendit na bën krenarë," tha Di Maio.
-
Ferrari bëhet gati për rinisje të punës
-
Kompanitë e veturave kthejnë fabrikat në punishte për prodhimin e ventilatorëve dhe maskave
-
Automobilizmi u del në krah autoriteteve në luftën ndaj koronavirusit
-
Prodhuesit e veturave formojnë task-forcë kundër koronavirusit
-
Italia do të hetojë trajtimin e pandemisë me koronavirus