Ferrari ka lansuar modelin e ri 296 GTB, një veturë me motor me gjashtë cilindra e që është i pari me version të tillë të motorit që nga modeli Dino 246GTB i lansuar më 1974.
Një model i tillë do të kushtojë rreth 270 mijë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetura do të ketë sistem hibrid me motor 2.9-litërsh e rreth 820 kuajfuqi.
Sipas gjigantit të automobilave, vetura do të arrijë përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë për vetëm 2.9 sekonda. Top-shpejtësia që ai mund të arrijë është 330km/orë.
296 GTB tërheq me rrotat e pasme. Ai ka një motor të vetëm elektrik që është i vendosur në mes të motorit qendror. Kombinohet me marsh automatik prej tetë shpejtësish.
{gallery}